Mjekët dhe infermierët nuk i heqin maskat as kur lëvizin përreth mjediseve spitalore. Poashtu veprojnë edhe shumë prej pacientëve. Maska kanë nisur të mbajnë edhe qytetarët e zakonshëm të kryeqytetit e po ashtu edhe nxënësit e shkollave.
Edhe pse autoritetet shqiptare nuk kanë konfirmuar asnjë rast deri më tani, frika nga koronavirusi ka mbërthyer të madh e të vogël. Nëpër farmaci me vështirësi gjenden maska dhe dezinfektues. Masa të shtuara ka edhe në qendrat shëndetësore. Në çdo kat janë afishuar rregullat që duhen ndjekur për t’u mbrojtur nga koronavirusi.(koha.mk)