Tiranë, 12 qershor – Në aeroportin ndërkombëtar në Tiranë, me fluturim të veçantë autoritetet franceze kanë deportuar 50 shtetas të Shqipërisë, përcjellë KOHA.
Riatdhesimi është zbatuar në bashkëpunim midis policisë të dy vendeve, ndërsa bëhet fjalë për familje me fëmijë të vegjël të cilëve u është hedhur poshtë kërkesa për azil,
Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Rovena Voda, e cila ishte në aeroport gjatë arritjes së tyre, theksoi se çdo tentim që të kërkohet azil është i kotë sepse Shqipëria gjendet në listën e vendeve të sigurta.
“Vendi ynë është vlerësuar si i sigurt. Për këtë apeloj deri tek të qytetarët tanë të mos ndërmarrin asnjë hap në këtë drejtim, por të kërkojnë mënyra ligjore për t’u punësuar në vendet e BE-së”, porositi Voda.
Drejtori i Sektorit për kufi dhe emigracion pranë Policisë së shtetit, Eduart Merkaj theksoi se në pesë muajt e fundit, numri i fluturimeve me qytetarët e deportuar shqiptarë është rritur jo vetëm në Francë, por edhe në shumë vende tjera të BE-së.
Sipas autoriteteve shqiptare, mesatarisht në vit në ndonjë vend anëtar të BE-së, më së shumti në Francë dhe Gjermani, për azil aplikojnë nga rreth 20.000 qytetarë shqiptarë. (koha.mk)