Princi Karl Philip i Suedisë dhe Sofia Hellqvist, kryen ceremoninë martesën mbretërore më 13 qershor të vitit 2015. Por kjo nuk ishte lajmi që bëri bujë në atë kohë. Lajmi i vërtetë ishte e kaluara me pullë të kuqe e princeshës më të re të Suedisë. Sofia lindi më 6 dhjetor 1984, në Suedi, nga një nënë suedeze dhe baba danez. Në moshën 20- vjeçare, ajo doli nudo në revistën Slitz dhe në 2004 u zgjodh si Miss nga lexuesit. Karriera e saj ka qenë gjithnjë e diskutuar mes fotove provokuese, filmave porno dhe modelingut. Gjatë kësaj kohë ajo punonte dhe si kamariere me kohë të pjesshme kur u kthye në Suedi pas studimeve në New York. Në 2010 ajo ishte bashkëthemeluese e fondacionit Project Playground, që i vinte në ndihmë fëmijëve në Afrikë. Po ashtu në 2010 doli publike lidhja e saj me princin dhe pati shumë diskutime pikërisht për shkak të kaluarës së saj. U fejuan në 2014 dhe në 2015 deklaruan martesën duke organizuar një ceremoni mbretërore ku dhe mori titullin “Princeshë”. Në 2016 lindi fëmijën e parë, djalin Alexandër dhe në 2017 djalin e dytë Gabriel. Fëmijët e çiftit janë të 5-tët në radhë për fronin mbretëror.