Shkup, 6 qershor – Moti në vend do të jetë i ndryshueshëm dhe jostabil me shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erë të përforcuar.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 11 deri 17 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 20 deri 30 në gradë Celsius, përcjellë KOHA.
Në Shkup do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe shi lokal. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 15 gradë Celsius, ndërsa e ditës deri në 27 gradë Celsius.
Nga e premtja nën ndikim të masës së ngrohtë të ajrit nga jugu vijon periudha e motit kryesisht me diell dhe më ngrohtë me rritje të dukshme të temperaturave. Lokalisht në orët e pasdites do të ketë shi të rrëmbyeshëm me bubullima dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshërit. (koha.mk)