Shkup, 26 maj – Të gjithë personat të cilët janë në rrezik social nga e mërkura (29 maj) mund të paraqiten në qendrat kompetente për punë sociale, të parashtrojnë kërkesë që të mund t’i marrin kompensimet e reja të parapara me reformën sociale. pagesa e të drejtave sociale, sipas ligjeve të reja, fillon gjatë muajit të ardhshëm, ndërsa ndihma rritet për rreth 300 për qind. Me reformën në vit në buxhet janë paraparë dy miliardë denarë.
Këtë sot në konferencë për shtyp e kumtoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, e cila tha se me reformën janë përfshirë të gjithë të cilët deri më tani kanë pranuar ndihmë sociale, amvisëritë me fëmijë të cilët janë me një pagë minimale, prindërit e papunë të cilët janë kujdesur për fëmijë me aftësi të kufizuara, dhe të cilët janë mbi moshën 62 vjeçare për gruan dhe 64 vjeçare për burrin dhe persona mbi 65 vjet të cilët të nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën e pensionit të moshës, për shkak të asaj që nuk kanë stazh të mjaftueshëm, duke i përfshirë edhe ata të cilët janë pa asnjë ditë stazh pune.
Theksoi se më në fund mund të fillojnë me implementimin e reformës sociale, që një kohë të gjatë është përgatitur në Ministri dhe me të cilët do të tërhiqen më shumë se 30.000 amvisëri nga varfëria në periudhën e ardhshme pasi do të fillojnë të paguhen mjetet.
Me këtë reformë, theksoi ministrja, vendosim standard të ri në mbrojtjen sociale ose nxjerrjen nga varfëria ka të bëjë me të gjitha kategoritë e qytetarëve dhe atyre të cilët janë të aftë për punë dhe atyre të cilët janë të rritur, ndërsa nuk kanë pasur kurrfarë transfere, ndërsa më së shumti janë të fokusuar në varfërinë fëmijërore, sepse ajon është më e shtrenjtë për të gjitha shtetet.
Ajo tha se shfrytëzuesit e ndihmës sociale në para të cilët sot janë në sistem dhe kanë fëmijë në periudhën arsimore (fillore ose të mesme) do të ftohen në qendrat dhe i lusim atje të parashtrojnë kërkesë që të mund në pagesën e ardhshme në muajin qershor e cila është për muajin maj të mund t’u llogariten edhe shtesa arsimore dhe e fëmijëve që të bëhet ajo pako familjare dhe në mënyrë shtesë të gjithë ata të cilët nuk kanë persona të moshuar mbi moshën 65 vjeçare, të cilët nuk kanë kurrfarë të ardhura, e as të mbijetojnë me atë të ardhura të cilat ekzistojnë në familjen e tyre, të drejtohen në qendrat për mbrojtje sociale dhe të parashtrojnë kërkesë.
Ministrja theksoi se me reformën sociale familja katër anëtarëshe me dy fëmijë në shkollë do të marrin kompensim mujor prej 10.600 denarëve. Kjo është pako familjare që i përmban të drejtat nga të ardhurat e garantuara minimale, shtesën e fëmijëve dhe energjetike . E njëjta familje tani shpesh herë ka marrë ndihmë sociale prej rreth 3.000 denarëve.
Duke u përgjigjur në pyetje të deputetve, ajo theksoi se me këtë reformë varfëria absolute, duke e përfshirë edhe varfërinë e fëmijëve do ta vendosin në minimum, sepse fëmijët do të marrin transfere të cilat janë për ta dhe ajo është shtesa arsimore dhe e fëmijëve.