Ministria e Punës dhe Politikës Sociale e zgjeron qasjen e kompensimit për fëmijë dhe arsim për 20 herë më shumë fëmijë. Me këtë në mënyrë të konsiderueshme kontribuojmë për uljen e varfërisë së fëmijëve në vend, kumtuan sot nga Ministria.
Përveç familjeve që marrin asistencë sociale, informojnë, të drejtë për këto shtesa do të kenë edhe kategoritë tjera të familjeve.
“Për këtë qëllim ftohen familjet me tre anëtarë me të ardhura deri 11.400 denarë, familjet me katër anëtarë me të ardhura deri 13.800 denarë dhe familjet me pesë anëtarë me të ardhura deri 15.000 denarë nga e mërkura të paraqiten në qendrat lokale për punë sociale, që të mund t’i marrin kompensimet me pagesën gjatë muajit të ardhshëm” qëndron në kumtesë.
Për realizimin e këtyre të drejtave nëpër qendrat duhet të parashtrojnë edhe shfrytëzuesit e asistencës sociale.
Në kumtesë sqarohet se për shpërndarje më të drejtë të kompensimeve me reformën transformohet edhe kompensimi prindërore për fëmijën e tretë.
“Vendosen kompensime të caktuara për fëmijën e parë dhe të dytë, ndërsa kompensimi mujor për fëmijën e tretë kushtëzohet me censusin material të familjes. Zbatimi i i censusit material për kompensim për fëmijën e tretë fillon pas dhjetë muajve nga hyrja në fuqi e ligjit. Të gjithë që do të paraqiten gjatë këtyre dhjetë muajve për kompensim, të drejtën do ta realizojnë pa census. Gjithashtu, kompensimi për fëmijën e tretë nuk hiqet për ata që tashmë e kanë fituar dhe do të vazhdojnë ta marrin derisa fëmija të mbush 10 vjet. Për realizimin e këtyre të drejtave , gjithashtu, duhet që familjet të paraqiten në Qendrat për punë sociale”, kumtojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Për më shumë informacione lidhur me parashtrimin e kërkesave dhe realizmin e të drejtave të reja të parapara me Ligjin për mbrojtje sociale të fëmijëve, nga MPPS udhëzojnë në qendrat e kompetente lokale. (koha.mk)