Moti me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje lokale të shiut, posaçërisht në pjesët jugore dhe lindore, paralajmëron DPHM për nesër.
Siç theksohet në kumtesë, Maqedonia do të jetë nën ndikim periferik të aktivitetit të ciklonit mbi Mesdhe.
Nga e marta moti do të jetë kryesisht stabil dhe relativisht i ngrohtë. Më shumë kushte për reshje lokale do të ketë të mërkurën dhe të premten.