Shkup, 24 gusht – Grupet e punës të pushtetit dhe opozitës të cilat duhet të dakordohen për Ligjin për Prokurorinë Publike me të cilin duhet të zgjidhet statusi i Prokurorisë Speciale Publike do të realizojnë takim nga e hëna. Javën e ardhshme ligji duhet të shkojë në Kuvend ku është caktuar seancë për të martën.
Sipas burimeve të LSDM-së, takimi i cili duhej të mbahej dje është anuluar për arsye teknike.
Takimi i fundit mes grupeve të punës të pushtetit dhe opozitës për Ligjin për prokurorinë publike u mbajt në korrik dhe edhe pse pritej ato të vazhdojnë me punë nga fillimi i kësaj jave, kjo nuk ndodhi.
Ndërkohë, pozicionet e të dy palëve janë të pandryshuara. Pushteti, siç potencoi disa herë, është i gatshëm t’u përgjigjet kërkesave të caktuara të opozitës, por megjithatë linja e kuqe është lufta pa kompromis kundër krimit, përderisa opozita është e qëndrimit se nuk pranon transfer automatik të prokurorëve publikë nga PSP-ja në Prokurorinë e re për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, e as që kjo të udhëhiqet nga Ruskovska.
Deputti i LSDM-së Kostadin Kostadinov dje tha se presin si parti dhe bëjnë apel në seancën e parë pas përfundimit të pushimeve të. deputetëve të. jetë Ligji për Prokurorinë Publike.
“Është nevojë thelbësore që të miratohet një ligj i këtillë, ndërsa janë në interes së vendosjes së shtetit juridik në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pres të gjithë kolegët e mi deputetë të ngrihen në të vërtetë mbi interesat partiake dhe në funksion të së drejtës, shtetit juridik dhe gjithsesi në interes së qytetarëve me konsensus ta miratojmë Ligjin për Prokurorinë Publike”, thekson Kostadinov.
Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Naum Stoillkovski, ndërkaq, tha se nevojitet konsensus për tekstin ligjor që të miratohet ligji. (koha.mk)
“Që të arrihet konsensus çështja është se sa pushteti dëshiron edhe më tej ta shtyjë amnistinë e fshehur për mafien shtetërore dhe ata të cilët janë përfshirë në rastin “Reket”, “Leonardo” dhe skandalet e tjera korruptuese apo dëshiron Ligj të vërtetë për luftë kundër korrupsionit dhe krimit”, tha Stoillkovski.