Gostivar, 28 korrik – Komuna e Gostivarit do ta ulë trarin për kamionët të ndërmarrje komunale nga komunat tjera të Pollogut të cilat dërgojnë mbeturina në deponinë rajonale “Rusino”.
Këtë vendim e bëri publik kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari në debatin publik i cili sonte u zhvillua në amfietetarin veror të qytetit.
Debatin e organizoi pushteti lokal pasi disa djegieve të cilat ndodhën dy muajt e kaluar në “Rusino” dhe pas protestës të Iniciatvës qytetare “Stop Rusino – ajër i pastër për Gostivarin”.
Pos qytetarëve, eko aktivistë, në debatë morën pjesë edhe përfaqësues nga insttucione të ndryshme loakle dhe shtetërore.
Shumica e qytetarëve në diskutime kritikuan autoritetet për mos kujdesjen e mjaftueshme për shëndetin e njerëzve dhe për imponimin e zgjidhjeve që janë të dëmshme dhe të paqëndrueshme në planin afatgjatë në “Rusino”. Shumica ishin të decidë në kërkesën e tyre që deponia të mbyllet.
Për më shumë ndiqeni debatin në linkun e më poshtëm:
Publiée par Hajdar Hajdari sur Mardi 28 juillet 2020