Nga e hëna çmimi i derivateve sipas metodologjisë së re

Shkup, 21 maj – Nga e hëna e ardhshme Komisioni rregullator për energjetikë do t’i konfirmojë çmimet e derivateve të naftës sipas metodologjisë së re, të cilën rregullatorët duhet ta sjellin në dy ditët e ardhshme, përcjellë KOHA.

Në konferencë për shtyp sot theksuan se me të çmimet do të jenë më të ulëta nga ato që janë caktuar me metodologjinë e vjetër, ndërsa përfitime do të kenë edhe qytetarët dhe tregtarët.

Nga KRE thonë se caktojnë çmime maksimale, mbi të cilat nuk do të mund të shkojë asnjë kompani, ndërsa tregtarët nëse duan do të mund të konkurrojnë mes vete me çmimet më të ulëta. Në vend të 14 ditëve, çmimet do të përcaktohet në shtatë ditë, me qëllim që të ulet rreziku i tregtarëve dhe të bëjnë planifikime më të sakta.

Marzha me rregullat e reja do të jetë nën 4,8 denarë dhe sipas kryetarit të KRE-së, Marko Bislimovski, ajo do të garantojë profit të urtë të tregtarëve.

Me ligjin e ri për energjetikë, krahas rregullimit, një nga qëllimet kryesore është edhe sigurimi në furnizimin dhe konkurrencën e tregut të punës. (koha.mk)