Shkup, 27 gusht – Nesër në pjesën më të madhe të vendit moti do të jetë stabil dhe i ngrohtë. Vetëm në pjesët perëndimore pasdite do të ketë kushte për paraqitje lokale të shiut të shkurtër me bubullima të rralla. Më pas, siç informoi DPHM, vijon periudhë e motit me diell dhe të ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare, erë të dobët mesatare verilindore dhe ulje e lehtë e temperaturave.
DPHM për pasdite paralajmëron paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, veçanërisht në pjesët perëndimore. Edhe në pjesët e Luginës së Shkupit do të ketë kushte për shi afatshkurtër dhe bubullima.
Nesër temperatura e mëngjesit do të jetë prej 11 deri në 19 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 24 deri në 37 gradë Celsius.