Nga e diela ftohje me dëborë

Shkup, 17 nëntor – Nga e diela pritet ftohje me reshje shiu nëpër vendet më të ulëta dhe dëborë nëpër male dhe vendet më të larta mbi 800 metra.

DPHM sot njoftoi se nën ndikim të masës më të ftohtë dhe relativisht të lagësht nga e diela do të mbizotërojë mot me vranësira, ndërsa nga fundi i ditës do të ketë reshje të shiut në pjesët perëndimore dhe veriore të cilët nëpër male dhe në vendet më të larta do të kalojnë në dëborë. Do të fryjë erë mesatare veriore.

Reshjet do të vazhdojë edhe të hënën paradite kur era do të përforcohet dhe do të shkaktojë rënie të konsiderueshme të temperaturave, e cila të hënën do të jetë në interval nga 4 deri në 9 gradë Celsius