Trajneri Jurgen Klopp ishte emëruar në krye të Liverpoolit në tetor të vitit 2015, duke zëvendësuar Brendan Rodgersin. Përmirësimi në lojë ishte i menjëherëshëm për “të kuqtë” por me kalimin e kohës kishte lindur dyshimi që as trajneri gjerman nuk do të arrinte sukses. Pavarësisht kësaj Klopp asnjëherë nuk i dëgjoi kritikat dhe me sistemin e tij të veçantë të punës arriti të ndërtonte një skuadër të fortë, që çdo futbollistë tashmë ka lakmi të jetë brenda.
Shumë prej futbollistëve të Liverpoolit, tani llogariten si lojtarët më të mirë në botë në pozicionet e tyre si: Virgil van Dijk, Trent Alexander Arnold, Alisson Becker, Sadio Mane e Mohamed Salah.
Atmosfera e mirë në skuadër dhe harmonia në gjirin e futbollistëve vërehet qartë që është shkak i dorës së Jurgen Klopp.
Sivjet “të kuqtë” grumbulluan 97 pikë në Premier Ligë duke thyer rekord të klubit por nuk i’a dolën të shpalleshin kampion.
Sido qoftë, puna e madhe u kurorëzua me sukses në Ligën e Kampionëve ku tashmë Liverpooli është mbret i ri i Evropës, pas fitores ndaj Tottenhamit në Madrid.