Shkup, 30 mars – Para dhe stoli ari në vlerë të përgjithshme prej 920.000 denarë janë vjedhur dje nga dy banesa në Shkup nga autor tani për tani i panjohur, informoi sot Ministria e Punëve të Brendshme në Buletinin e rregullt ditor.
G.J. (41) në Stacionin policor Qendër ka paraqitur se dje nga ora 8:00 deri në orën 16:30 një autor i panjohur ka kryer vjedhje të rëndë në banesën e tij në rr. “Shën Cirili dhe Metodi”. Vjedhësi ka vepruar në derën e përbashkët të hyrjes nga korridori përmes të cilit ka ardhur deri tek banesa e G.J. dhe banesa tjetër në pronësi të L.Sh. Pastaj me dhunë ka vepruar në derën e hyrjes të të denoncuarit, ka hyrë brenda dhe ka marrë para, rreth 500 euro dhe stoli të ndryshme prej ari, duke përfituar dobi joligjore pronësore prej rreth 120.000 denarëve.
Pasi e ka lëshuar ai banesë është drejtuar në banesën e L.Sh. ku ka marrë rreth 12.000 euro dhe një orë ari për femra, pas çka e ka braktisur vendin duke përfituar pronë të paligjshme në vlerë prej rreth 800.000 denarëve, Merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.