Pas Neymar dhe Mbappe, tani duhet shitur. Dhe PSG ka vetëm pak orë për të zbrazur organikën si dhe t’i japë një sinjal vullnetit të mirë, UEFA-s dhe klubeve rivale në Champions, të irrituar prej shpenzimeve të çmendura të emirit të Katarit. Në të vërtetë, Mbappe vjen formalisht si hua nga Monaco, me të drejtë blerje në fund të sezonit, pikërisht për të shmangur një gjobë. Neymar po regjistron që tani rekord në shitjen e fanellave dhe do të sjellë të ardhura prej sponsorëve dhe shitjeve të tjera. Pra, 402 milionët e shpenzuar deri tani, nuk e prekin ekuilibrin financiar të emirit të Katarit, por gjithsesi disa lojtarë duhen shitur. Në vitrinë janë Di Maria, Draxler, Pastore dhe shumë të tjerë. Në realitet, i pari është Lucas, që ka refuzuar të shërbejë për shkëmbim me Mbappenë. Neymar ia mohon vendin edhe Pastores në sulm. Megjithatë, argjentinasi ka shkruar në rrjetet sociale se ndihet “100 për qind parisien”. Kështu, vëmendja zhvendoset tek Di Maria, të cilin Messi do ta donte tek Barcelona. Vlerësohet 50 milionë nga katalanasit, por trajneri Emery e konsideron të domosdoshëm. Pastaj, tre futbollistë presin fëmijë dhe sipas L’Equipe, bashkëshortet duan të qëndrojnë në Paris. Edhe Draxler, zyrtarisht. Megjithatë, agjenti i tij po teston tregun anglez për të gjetur një skuadër për gjermanin, që në janar erdhi për 40 milionë.
ÇESHTJET
Janë dy çështje me spec. Krychoviak, i paguar 30 milionë verën e kaluar, i ardhur nga Sevilja si njeriu i Emery por përfundoi jashtë formacioni, me një pagë 4.8 milionë që i tremb blerësit. Ben Arfa pretendon 7 milionë të mbetura, paga dhe bonuse. Valencia pret Guedes në formë huaje. PSG mund të marrë 25 milionë euro nga Totenhemi për Aurer. Deri tani, skuadra parisienë ka shitur Matuidi tek Juve (20 milionë pa bonuse), Augustin tek Laipcig për 16 dhe Sabaly tek Bordo për 4. Shumë pak, qoftë edhe për të bërë gjoja sikur llogaritë dalin.
OKAZIONE
Por PSG nuk është vetëm. Ka të ngjashëm. Si për shembull Barcelonën: talenti Munir nuk ka as numër fanelle, por klubi katalanas kërkon afro 20 milionë; Marlon shkoi tek Nisë ndërkohë që askush nuk e do Vermaelen, i rikthyer pas një sezoni zhgënjyes tek Roma. Pastaj është Arda Turan. Nëse turku është ende si në kohët e Atletikos, do të ishte goditje e madhe për atë që do e blejë. Ashtu si Thomas Mueller, në përplasje me Ancelotin tek Bayerni, që gjithashtu po kërkon një vend për të shitur Renato Sanches. Në Londër është Diego Kosta i përjashtuar nga Chelsea me sms e Contes: sulmuesi pret gjithsesi Atletikon e Madridit, dhe do vazhdojë të presë, duke qenë se Colchoneros e kanë merkaton të bllokuar deri në janar.