Nuk është lehtë të thuhet se në cilin drejtim do të lëvizë Amerika në vitin 2017, por disa tema politike do të mund të dominojnë gjatë gjithë vitit dhe të ndikojnë në shumëçka. Këtë e shkruan CNN në analizën në të cilën thirret në zgjedhjen e Donald Trumpit, planet e tij dhe të panjohurat të cilat i përmban mandati i tij. CNN konstaton se SHBA-të po hyjnë në 2017’ën të ndara – njëra anë i frikohet udhëheqjes së Trumpit ndërsa pjesa tjetër ka pritje të mëdha në drejtim pozitiv në të cilin duhet të lëvizin. Shpejt do të shihet se kush ka të drejtë, konstaton CNN i cili pyetet se a kanë me u përballë SHBA-të me luftë vitin e ardhshëm. “Gjëja më e rëndësishme është marrëveshja nukleare me Iranin. Nëse Trump e hedhë poshtë, kjo do të thotë afrim gjithnjë e më shumë luftës me Iranin”. Ky televizion tregon se Trump ka “plane jo të rëndomta” për luftën kundër kërcënimit, siç është Shteti Islamik, por edhe përkujton që disa ditë pas fitores ka biseduar me telefon me udhëheqësit e Tajvanit dhe më vonë e sulmoi Kinën në Twitter. Thonë se e përkrahë qeverinë ruse, e në administratën e vet i ka emëruar njerëzit të cilët shikojnë në luftë si në opsionin e parë. Vladimir Putin i forcuar do të përkrahë edhe më shumë kryetarin e Sirisë, derisa bota me tension pret se çka do të ndodh më tutje në Siri, shkruan CNN. Duke i theksuar problemet e mundshme me të cilat do të përballet Amerika, CNN përmend gjendjen e klasës së mesme, e cila sipas vlerësimit të tyre i mundon, sepse shumë familje nuk mendojnë se ardhmëria e tyre është e siguruar. Me frikë shohin rritjen e dallimit në mes të të pasurve dhe të varfërve. Gjendja është shumë më e mirë se vitet e kaluara sa i përket punësimit dhe të ardhurave, por këto punë nuk janë stabile, transmeton gazetametro.net. CNN konsideron se pasiguria ekonomike i ka kthyer miliona votues nga Hillary Clinton kah Donald Trumpi. Cilado që të jetë ndarja në mes të partive, ata kanë diçka të përbashkët rreth kësaj teme. Vetëm është pyetja se a do të ndërmerr administrata e Trumpit diçka rreth kësaj. Çelësi do të ishte në paketën e planifikuar të ripërtrirjes dhe ndërtimit të infrastrukturës amerikane, e cila do të mund të ishte stimulans i harxhimit i cili do të sjellë punëtorëve punë më të mira. Një prej çështjeve të rëndësishme është edhe lufta kundër terrorizmit. CNN konsideron se është koha për ndërrim të plotësishëm të politikës. SHBA-të dhe bota po ballafaqohen me rrjetin e shpërndarë terrorist i cili varet nga individë të cilët kryejnë gjëra të tmerrshme në emër të tij. Këto sulme quhen sulme në “caqet e buta”. Si popull, SHBA-të nuk kanë strategji për luftë kundër sulmeve të këtij lloji. Duhet të gjendet mënyra më e mirë që të shënjestrohen individë të cilët mund të jenë problematikë. Gjithashtu, duhet të fokusohet në caqet e buta, e jo vetëm destinacionet turistike. CNN kthehet edhe kah kritikët e Trumpit, të cilët konsiderojnë që qeverisja e tij do të mund të rrezikojë lirinë e mediave dhe liritë civile, dhe pastaj merren me gazetarinë amerikane e cila, siç thonë, është në krizë. Nga ana tjetër, CNN konstaton se nuk është e qartë se çka do të bëjnë demokratët amerikanë, sepse disa mendojnë se duhet të bashkëpunojnë me Trumpin ndërsa të tjerët mendojnë se nuk duhet. CNN pyet se a munden institucionet demokratike të përballojnë udhëheqjen e Trumpit, duke pohuar se kritikët e tij paralajmërojnë se te presidenti i ri shohin pretendimet autokrate dhe totalitare dhe se mund të kërcënojnë lirinë e mediave dhe liritë civile. Trumpi, siç përkujtojnë, tashmë ka paralajmëruar që do të dënojë disa kompani. Po ashtu, tani për tani askush nuk ka ndërmarrë hapa që të parandalojë konfliktin e interesit brenda perandorisë së vet afariste. A do të vendos në rend të parë mirëqenien e familjes së vet apo mirëqenien e kombit, pyetet CNN në analizë.