Arrestimi i Wayne Rooney në Shtetet e Bashkuara mund t’i kushtojë më shtrenjtë sesa pritej lojtarit anglez. Është raportuar se ai po rrezikon martesën dhe kontratat e sponsorizimeve shumë milionë euro.
Ish-ylli i Manchester United dhe Anglisë, i cili aktualisht është nën një kontratë tre vjeçare me DC United, u arrestua në aeroportin e Washington-it, pasi kishte konsumuar pije alkoolike dhe pilula që e kanë lënë “të çorientuar” teksa ka mbërritur nga Arabia Saudite.
Nuk dihet nëse Collen, bashkëshortja 32 vjeçare e dinte për arrestimin e tij, por gjendja mes tyre është e tensionuar. Gjoba e vendosur për 33 vjeçarin vetëm 25 dollar në pamje të parë u dukë qesharake, duke pasur parasysh të ardhurat 300,000 paund në javë të lojtarit. Por “dardha e ka bishtin mbrapa”, dhe dëmet e vërteta kanë ardhur pas lajmit.
“Askund në botë, imazhi i pastër i një sportisti nuk është më i rëndësishëm sesa në Amerikë,”-ka thënë Thomas Rogers, menaxheri markës US. “Mjafton një “turp” dhe kontrata miliona dollar mund të prishen.”
Marrëveshja e parë e sponsorizimit të yllit të Manchester United është me Nike, me vlerë 1 milion paund në vit. Në gusht, Rooney nënshkroi një marrëveshje të majme marketingu në SHBA, duke e bërë atë një nga fituesit më të lartë të MLS. Kontrata e promovimeve të familjes ishte me gjigantin marketingu Octagon. Nga ana tjetër martesa në pikëpyetje, burime për Mirror tregojnë se marrëdhënia mes çiftit mund të jetë e tensionuar:
“Sa herë që Coleen nuk është përreth, duket se Wayne ka tendencë të dalë nga shinat. Ajo shpresonte se lëvizja në Amerikë do të sillte një fillim të ri për familjen duke lënë prapa problemet e mëparshme të Wayne.
“Coleen do të jetojë në Shtetet e Bashkuara. Ajo mund të zhvillojë biznesin e saj dhe asnjë nuk e di se kush është ajo. Por ky arrestim i fundit vetëm është shumë turp për ta,”-ka thënë një burim pranë familjes për Mirror.