Shkup, 19 shtator – Mot të ngrohtë, stabil dhe të thatë do të ketë deri të hënën, ndërsa nga dita e martë pritet ndryshim më i madh i motit me ftohje më të shprehur dhe ulje të temperaturave.
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike paralajmëron rritje të vranësirave të dielën kur pritet të ketë ulje të vogël të temperaturave të ditës dhe erë veriore mesatare.
Deri të dielën temperaturat e ditës do të jenë në rritje dhe do të arrijnë deri në 34 gradë Celsius.