Pjesëtarë të Policisë Kufitare të Bullgarisë në bregun e kepit Kaliakra në verilindje të Bullgarisë, kanë zbuluar një çantë me pothuajse 18 kilogramë kokainë, që ka “lundruar” në ujërat e Detit të Zi.
Siç lajmëroi BGNES, kokaina ka qenë e paketuar në 16 paketa rreth 1,1 kilogramë.
Policia kontrollon nëse kjo drogë e zbuluar është identike me paketat me kokainë që para pak kohe ishin gjetur në bregun e Detit të Zi në vendet Tjupenovo dhe Sonçev Den në afërsi të Varnës.
Duke e komentuar sekuestrimin e fundit të kokainës, kryeministri bullgar Bojko Borisov sot pas takimit me udhëheqësit e shërbimeve kombëtare të sigurisë, deklaroi se në Bullgari “për çdo ditë sekuestrohen nga disa qindra kilogramë”.(koha.mk)