Vitin e kaluar ai ishte një ndër mesfushorët më të dashur për ekipin e tij. Serbi, Milinkoviç Saviç u bë një ndër lojtarët më të kërkuar nga ekipet elitare ne Europë, por shuma e shfrenuar prej 150 milionë euro që presidenti Klaudio Lotito e bëri të pamundur largimin e tij nga ekipi i Lacios.
Në muajt pa filluar sezoni i ri në Seria A, mesfushori ishte një ndër lojtarët më të dashur për tifozët lacial, por duket se me paraqitjet e këtij sezoni tifozët e kanë “tradhtuar” atë. “Curva Nord” nuk i kanë kursyer një banderolë, të cilën e shfaqën në tribunat në ndeshjen e djeshme. “Milinkoviç cigan”- janë shprehur të nervozuar tifozët e Lacios. Ky është një gjest i pastër racizmi, i cili ndikon psikologjikisht edhe te lojtari. Një turp për tifozët e Lacios që në asnjë mënyrë nuk duhet të tregonin këtë lloj sjellje në momentet kur ekipi kishte më shumë nevojë për ta.