Nën rrënojat e Durrësit, dhjetëra jetë njerëzish nuk do të mund të jenë sot me ne për të kremtuar Ditën e Flamurit. Kështu nis apeli i Këshillit organizativ për të ndarë dhimbjen nga pasojat e tërmetit vdekjeprurës në Shqipëri, ndërsa ftohen qytetarët të ndezin qirinj në shesin Skenderbeu në ora 17.
“Ejani sot në sheshin Skenderbeu, të bëjmë bashkë dhimbjen, kurajën , shpresën, duke ndezur qirinj për ata që nuk janë më në mesin tonë.
Jemi më të fuqishëm gjithmonë kur jemi bashkë.
Një foto e përbashkët nga Dardania për Durrësin, në ora 17 nga Sheshi Skendërbeu”, thuhet në ftesën e Këshillit organizativ – Shkup.