Roberto Mancini ka marrë përsipër drejtimin e të kaltërve dhe sigurisht përpara ka një mision për të përmbushur, ta dërgojë skuadrën në Europianin e 2020-ës. Pas një periudhe të errët, që nisi me mos kualifkimin për në botërorin rus, të kaltrit do të tentojnë të nisin një kapitull të ri.
Një skuadër që deri më tani duket se ka funksionuar, edhe pse ende nuk e ka parë veten përballë një kundërshtari të fortë, në mënyrë që të tregojë kapacitetin real që ata kanë. Sidoqoftë situata bëhet me e thjeshtë për trajnerin, pasi në kombëtare janë grumbulluar 7 lojtarë të Juventusit.
Gjërat janë më të thjeshta pasi janë 7 individë, të cilët prej kohësh luajnë së bashku dhe të punosh me ta është disi më e thjeshtë sesa të punosh më një grup futbollistësh që vijnë nga ekipe të ndryshme.
Bonucci, Chiellini, Spinazolla, Bernadeschi, Kean, Perin si dhe De Sciglio bashkë me Ruganin, përbëjnë një bosht të gjithin juventin. Ndër vite bardhezinjtë kanë qenë furnizuesi kryesor i kombëtares. Ndoshta lojtarët bardhezinj mund të shtohen në kombëtare duke patur parasysh faktin që “Zonja e vjetër” interesohet për Zaniolon dhe Chiesea-n.