Nga Blanc, te Giggs e Scholes, Ferguson ka prodhuar 31 trajnerë

Sir Alex Ferguson mbetet një legjendë te Manchester United dhe në futbollin global, për atë çfarë ka arritur në karrierën e tij si trajner.  Ndërkohë, në ditët e sotme, po lind një brez i ri trajnerësh që dikur ishin lojtarë të tij. I fundit që do marrë një rol drejtuesi në ekip është Paul Scholes, mesfushori legjendar i Manchester United, që pritet të marrë djretimin e Oldham. Por, në listë janë 31 emra që kanë luajtur te “Djajtë e Kuq” nën drejtimin e Ferguson.

Viv Anderson – Trajner te Barnsley dhe te Middlesbrough

Michael Appleton– Trajner te Portsmouth, Blackpool, Blackburn dhe Oxford, aktualisht asistent te Leicester

Ole Gunnar Solskjaer – Para se të kthehej te United, kaloi kohë në drejtimin e Cardiff dhe Molde

Henning Berg – Ka drejtuar 5 klube që kur la United

Clayton Blackmore – Trajner i Bangor City dhe i Porthmadog në Uells

Laurent Blanc – Trajner i Francës, Bordo dhe i PSG-së

Steve Bruce – Ka drejtuar në 8 klube, aktualisht tek Aston Villa

Chris Casper – Drejtoi Bransley nga viti 2005-2008

Peter Davenport – Ka drejtuar klube si Macclefield, Bangor, Colwyn Bay dhe Southport

Andrei Kanchelskis – Trajner i Rusisë dhe i Letonisë që kur u largua nga Ferguson

Simon Davies – Trajner i Chester dhe tani menaxher i skuadrës rezervë te Manchester City

Darren Ferguson – Djali i Alex Ferguson aktualisht drejton Peterborough United

Ryan Giggs –  E filloi si ndihmës trajneri te United, aktualisht drejton Uellsin

David Healy – Në krye të Linfield që nga viti 2015

Gabriel Heinze – Ka drejtuar dy ekipe në Argjentinë edhe pse nuk ka licencë për trajner

Mark Hughes – Trajner i Uellsit, Man. City, Fulham, QPR, aktualisht tek Stoke City.

Paul Ince – Ka drejtuar klube si Macclesfield, MK Dons, Blackburn Notts Country dhe Blackpool

Roy Keane – Aktualisht asistent i Keane te Irlanda, dikur trajner i Sunderland, Ipswich e Aston Villa

Henrik Larsson – Ka drejtuar disa klube në Suedi, i fundit ishte Helsingborgs në fund të 2016-ës

Pat McGibbon – Trajner i Portadown

Gary Neville – Asistent i Roy Hodgson te Anglia dhe trajner i Valencia

Paul Parker – Trajner tek Chelmesford City, Welling United dhe Folkestone Invicta

Mike Phelan – Asistent i Ferguson, para se të bëhej trajner i Norëich dhe Hull City

Bryan Robson – Ka drejtuar klube si Middlesbrough, Bradford, West Brom e përfaqësuesen e Tailandës

Mark Robins – Aktualisht te Conventry, ndërsa ka drejtuar Rotherdam, Barnsley, Huddersfield e Scunthorpe

Teddy Sheringham – Trajner i Stevenage fillimisht, aktualisht në krye të Atletico de Kolkata

Jaap Stam – E filloi me Zwolle dhe dy herë si asistent te Ajax, tani në krye të Reading

Frank Stapleton – Irlandezi është në krye të kombëtares së Jordanisë

Gordon Strachan – Ka drejtuar Convertry, Southampton, Celtic dhe Middlesbrough

Chris Turner – Fillimisht drejtoi Leyton Orient dhe John Sitton, më pas te Hartepool

Neil Webb – Drejtoi Weymouth dhe Reading para se të tërhiqej për t’u bërë postier