Shkup, 9 maj – Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të hyjë në financimin e ndërtimit të autostradave Shkup – Bllacë dhe Kërçovë – Gostivar, gjegjësisht aksin e parë Kërçovë – Bukojçanë. Këtë e paralajmëroi ministri i Financave, Dragan Tevdovski në Takimet vjetore të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, që po mbahet në Sarajevë.
“Në mbledhjet vjetore të BERZH-it kishim rast të flasim për atdheun, por edhe për bashkëpunimin e ardhshëm me Bankën. Kemi kontraktuar mbështetje për periudhën e ardhshme – ndërtim të rrugëve kryesore në vendin tonë. Kjo është autostrada Shkup – Bllacë dhe Kërçovë – Gostivar, si dhe ndërtimi i pagesave rrugore elektronike përgjatë Korridorit VIII dhe të rrugës Milladinovcë – Shtip”, tha Tevdovski.
Ai theksoi se kërkohen dhe është siguruar edhe një grant mjete për ndërtim të këtyre rrugëve. Për Kërçovë – Bukojçanë përmes Instrumentit për Ballkanin Perëndimor janë siguruar 20 milionë euro, ndërsa për Shkup – Bllacë pritet grant mjete nga BERZH-i në vlerë prej 27 milionë eurove deri në vitit.
“Këto janë mjete të pakthyera. Këto janë projekte të mira sepse do të ndërtohet infrastruktura që do ta lëvizë edhe rritjen ekonomike, por edhe do t’i përmirësojë kushtet për jetesë të qytetarëve në vendin tonë”, thotë Tevdovski.
Përndryshe BERZH në sektorin publik në vend financon më shumë projekte nga infrastruktura rrugore dhe hekurudhore. Portfolio e bankës në këtë sektor arrin 622 milionë euro.
Tevdovski dhe kryeministri Zaev marrin pjesë në Takimet vjetore të BERZH-it në Sarajevë. Takimet janë mundësi e shkëlqyer për prezantim të mundësive investuese në vend, për shqyrtim të atyre vijuese, por edhe kontraktim të projekteve të ardhshme me Bankën.