Nga Afganistani në karantinë! 60 shtetas të Maqedonisë izolohen në një hotel në Shkup

91

Shkup, 12 korrik – Shtetas të Maqedonisë së Veriut të cilët kanë arrit nga Afganistani janë vendosur në karantinë pasi mes tyre ka pasur persona pozitivë në Kovid-19, kanë konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, përcjell Koha.mk

“Shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë arritur nga Afganistani. Pas informacioneve që janë marrë një pjesë e tyre janë pozitivë. Për shkak të sigurisë së qytetarëve, në konsultim me Komisionin për sëmundje ngjitëse dhe Inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësor, sonte do të jenë në karantinë, ndërsa nesër epidemiolog do të vendos se çka më tutje”, kanë thënë nga Ministria e Shëndetësisë (MSH). (koha.mk)

Comments are closed.