Shkup, 16 tetor – Për herë të parë pas tre mandatesh rresht, në Këshillin e Qytetit të Shkupit shqiptarët do të përfaqësohen nga gjashtë këshilltar, respektivisht numri i këshilltarëve shqiptar gjatë 12 viteve të kaluar asnjëherë nuk ka qenë nën numrin tetë, shkruan gazeta KOHA. Zvogëlimi i numrit të këshilltarëve shqiptarë në kryeqytet ka ndodhur pasi për vendet e këshilltarëve kanë garuar katër parti politike shqiptare. Shpërndarja e votës shqiptare në Shkup, në katër lista të këshilltarëve, duke filluar nga ajo e BDI-së, Lëvizjes BESA, Aleancës për Shqiptarët dhe PDSH, është vërtetuar se paraqet arsyen kryesore se pse është shënuar rënie e përfaqësimit shqiptar në këtë organ të rëndësishëm të pushteti lokal. Të dhënat e publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, si fitues në bllokun shqiptar për Këshilltarë në Qytetin e Shkupit, e ka nxjerr Bashkimin Demokratik për Integrim, i cili në katër vitet e ardhshme – në këtë institucion do të prezantohet nga tre këshilltarë. Menjëherë pas BDI-së… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)