Po tani, kush e ndal atë? Pyetja është e natyrshme, bëhet nga “Corriere dello Sort”, duke iu referuar tetë ditëve të fundit të Moise Kean. Një zhvillim i çuditshëm edhe për ata që ishin rreth tij, aq më shumë për Massimiliano Allegri, i cili tha se ishte i habitur se si “adoleshenti” hyri në fushë kundër Empolit pa asnjë lodhje, edhe pse kishte djersitur në dy ndeshje radhazi me ekipin kombëtar.
Moise nuk e kishte harruar zakonin, duke shënuar golin trepikësh me topin e parë të prekur. Trajneri bardhezi me të drejtë synon ta mbrojë atë nga euforia, të cilën e konsideron të dëmshme për rritjen e 19-vjeçarit. “I gëzuar të kthehem si duhet te Juventusi dhe me një fitore të mirë”, – shkroi në Instagram Moise, në një rrjet social ku përparon drejt miliona ndjekësve.
Tani, fokusi mund të vihet vetëm tek e ardhmja e tij. Ndeshja e radhës do të jetë ajo kundër Cagliari, ku, sipas të gjitha gjasave, “MK19” do të jetë titullar, duke pasur parasysh mungesat e shumta në sulm. Kjo do të ishte loja e tretë si startues në këtë sezon, pas atyre me Bologna dhe Udinese. E ardhmja e afërt, në vend të gjithçkaje, ka të bëjë me rinovimin e kontratës.
Juve po punon për ta “blinduar” xhevahirin e çmuar, të cilin e pëlqen gjysma e klubeve të Europës, nisur edhe nga fakti se marrëveshja aktuale i sakdon në vitin 2020. Vullneti bardhezi dëshmohet nga hapat përpara në këtë drejtim, të zbuluar nga zv.presidenti Nedved, që ka nisur negociatat me agjentin e djaloshit, Mino Raiola.
Sipas tij, do të ketë një rinovim 4-vjeçar të kontratës, deri më 2024. Natyrisht, angazhimi financiar do të duhet rritet: nga 500 mijë euro të tanishme, pritet të shkojë deri në 2 milionë euro në sezon për 19-vjeçarin.