Shkup, 19 tetor – Në organizim të Panairit të Shkupit nga data 25 deri 27 të këtij muaji në VIP arenën “Boris Trajkovski” në Shkup do të mbahet edicioni i 43-të i panairit ndërkombëtar TEHNOMA dhe edicioni i 37-të i Ekspozitës ndërkombëtare të inovacioneve – MAKINOVA 2017. Në manifestimet e panairit do të prezantohen veprimtari, prodhime, shërbime dhe ekspertizë e firmave vendore dhe të huaja nga metalurgjia, elektroteknika, energjetika, ndërtimtaria. “Ekipi i Panairit të Shkupit me vite i përgatit manifestimet e njohura të panairit të cilët rezultojnë me dhjetëra mijë vizitorë dhe lidhje të shumta afariste dhe kontakte me ndikim të jashtëzakonshëm mbi ekonominë në Republikën e Maqedonisë. Ky ekip profesional në tërësi e investon aftësinë e tij dhe përvojën shumëvjeçare në organizim të edicionit të sivjetmë të panairit TEHNOMA 2017 dhe VIP Arena ‘Boris Trajkovski’ do ta shndërrojë në një qendër për inovacion dhe teknologji”, deklaroi Dejan Koshutiq, drejtor ekzekutiv i Panairit të Shkupit. Siç potencuan nga panairi i Shkupit, në TEHNOMA tanimë katër dekada prezantohen ekonomitë kombëtare nga shumë vende dhe rajone dhe organizohen programe të ndryshme profesionale dhe B2B takime. Hapja zyrtare e TENOMA 2017 është caktuar për më 25 tetor (e mërkurë) në orën 11:30 në VIP Arenën “Boris Trajkovski”. Orari i punës për vizitë në panair është nga ora 10 deri në orën 19. Çmimi i biletës hyrëse është 50 denarë, ndërsa për vizita të organizuara grupore kushton 30 denarë.