Nga gjithsej 19 pacientë të regjistruar në Qendrën e Shëndetit Publik Kumanovë për 24 orët e kaluara, 17 janë nga Komuna e Likovës, ndërsa dy raste janë në Kumanovë, informoi drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, dr. Arif Latifi. “Në dy ditët e kaluara janë kryer 150 testime në Komunën e Likovës. Edhe сот, ekipet e lëvizshme vazhdojnë të marrin shtupa, të punojnë në anketime epidemiologjike”, tha Latifi. Pacientët nga Likova në 24 orët e fundit vijnë nga grupime tashmë të njohura.