Shkup, 7 maj – Gjatë ditës së djeshme në Shkup kanë ndodhur gjithsej 16 aksidente në të cilat një person është lënduar më rëndë, ndërsa 17 kanë kaluar me lëndime më të lehta trupore, tregojnë të dhënat nga buletini i SPB Shkup, njofton Koha.mk
Gjatë ditës së djeshme në Shkup janë sanksionuar katër shoferë për vozitje të automjetit para se të marrin të drejtën për të drejtuar automjet, ndërsa një shofer për kalim në udhëkryq në dritën e kuqe.
Policia e trafikut ka dhënë 14 dënime për parkim të parregullt, ndërsa karrotreci ka marrë 10 automjete. (koha.mk)