Berlin, 26 maj – Qeveria gjermane planifikon t’i heqë paralajmërimet për udhëtime në vendet evropiane, të vendosura në mes të marsit, si pjesë e luftës kundër pandemisë së koronavirusit, nga 15 qershori, raportoi Agjencia gjermane e lajmeve DPA.
“Heqja e paralajmërimeve vlen për 31 vende evropiane, përfshirë vendet anëtare të BE-së, Britania e Madhe dhe vendet që nuk janë anëtarë të Shengenit,” njoftoi DPA, duke cituar një dokument me titullin “Kriteret për mundësimin e turizmit evropian”, i cili duhet të miratohet në seancën e rregullt të qeverisë nesër.
Parakusht për heqjen e paralajmërimeve për udhëtime është një zhvillim i favorshëm i gjendjes që lidhet me përhapjen e pandemisë së koronavirusit.
Në dokument theksohet se qeveria ishte e udhëhequr nga aspektet ekonomike për vendimin saj për heqjen e paralajmërimit.
“Ringjallja e turizmit është e rëndësishme për turistët dhe turizmin gjerman, por edhe për stabilitetin ekonomik në vendet e synuara”, thuhet në dokumentin e qeverisë.
Qeveria gjermane po propozon edhe një seri masash të përbashkëta që duhet ta parandalojnë rishfaqjen e pandemisë, ndërsa gjithashtu do të kërkojë nga partnerët evropianë të vendosin masa që vlejnë në Gjermani në rast të vazhdimit të masave.