Shkup, 30 mars – Procesi i njohjes se kualifikimeve profesionale në Maqedoni, nuk ka ecur me dinamiken e duhur, edhe pse në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH), thonë se kanë punuar shumë në këtë drejtim, shkruan gazeta KOHA. Aktualisht, vetëm nëntë nga rreth 100 profesioneve te detektuara deri tani kanë statusin e profesioni të rregulluar me ligj. Te tillë deri në këto momente janë: doktor i mjekësisë, doktor specialist i mjekësisë, doktor i mjekësisë dentale, doktor specialist i mjekësisë dentale, infermiere e diplomuar, akusher, arkitekt, doktor i mjekësisë veterinare dhe farmacist. Këto profesione njihen ndryshe edhe me termin… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)