Nga 1 prilli shqiptarët udhëtojnë pa viza në Ukrainë

66

Nga 1 prilli, shqiptarët do të mund të udhëtojnë pa viza në një tjetër shtet në Evropë. Bëhet fjalë për një marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës. Konsulli i Përgjithshëm i Ukrainës në Mynih, Vadym Kostiuk ka bërë me dije se nga 1 prilli hyn në fuqi marrëveshjes mes dy vendeve. “Më 1 prill 2017, hyn në fuqi marrëveshja midis Këshillit të Ministrave të Ukrainës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, për anulimin e ndërsjellë të kërkesave për viza, e nënshkruar në Tiranë më 4 nëntor 2016”, shkruan në Facebook Kostiuk. Sipas marrëveshjes, shqiptarët mund të hyjnë në Ukrainë me pasaportë dhe kanë të drejtë të qëndrojnë në atë territor për 90 ditë. E njëjta gjë vlen edhe për shtetasit e Ukrainës që do të vizitojnë vendin tonë.