Shkup, 8 nëntor – Ndërmarrjet në Maqedoni deri në 75.3% e shfrytëzojnë internetin, ndërsa më shumë se 60% janë onlajn çdo ditë, që është bazë e mirë për të filluar biznes dhe për këtë nevojitet vetëm dëshirë, ide të mira dhe nxitje, thonë nga Oda Ekonomike dhe nga Shërbimi Sipërmarrës i të Rinjve(SHSR). Dy organizatat deklaruan se do të ofrojnë mbështetje të ndërsjellë për sipërmarrjen, start-up kompanitë dhe për vetëpunësim. Sipas tyre, sfidat më të mëdha për start-up bizneset (biznese fillestare) në vend janë mjetet financiare, qasja në treg, sigurimi i kontakteve me partnerët vendor dhe ato të huaj, si dhe informimi për zhvillim të produkteve dhe shërbimeve të reja. “Bëjmë thirrje deri tek start-up kompanitë të bëhen pjesë e sistemit të Odës Ekonomike. Bashkë me SHSR inkubatorin do t’ju mundësojmë trajnime dhe mbështetje në dilemat kyçe, se si të fillojnë biznes, si të gjejnë kuadro, si të financohen dhe të arrijnë deri tek kontaktet me partnerët vendor dhe ato të huaj dhe nëpërmjet tyre deri te tregu vendor dhe i huaj”, thekson Sofçe Jovanovska nga Oda Ekonomike. Duke potencuar se është i domosdoshëm arsimi i lartë për sipërmarrjen, kryesisht në fushën e aftësive udhëheqëse, ajo theksoi nevojën që kompanitë të bëjnë transformim digjital në ofrimin e shërbimeve të tyre, sepse kjo është një nga kushtet për funksionim të suksesshëm. “Qëllimi jonë është të ketë sa më shumë start-up kompani dhe zhvillim më të madh të kompanive aktuale”, theksoi Jovanovska. Ajo vlerëson se për ata që janë të suksesshëm, situata politike dhe ambienti nuk ju shkakton problem. Drejtoresha e inkubatorit Shërbimi Sipërmarrës i të Rinjve, Gabriela Kostovska-Bogoevska, tha se për fillim kompanive start-up ju u nevojiten rreth 1.000 euro, nëse nuk është paraparë punësim i më shumë personave… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.