Shkup, 20 qershor – Nga 1 janari i vitit 2020 të gjitha barnatoret të cilat janë jashtë rrjetit do të mund të hynë në rrjetin e barnatoreve në Ministrinë e Shëndetësisë dhe me këtë të lidhin marrëveshje me Fondin për Sigurim Shëndetësor, paralajmëroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
“Me këtë këto 20 për qind të numrit total të barnatoreve në shtetin tonë dukshëm do të kontribuojnë për furnizim të rritur me ilaçe të të gjithë qytetarëve, ndërsa me këtë në njëfarë mënyre të tejkalohet problemi me mungesën e ilaçeve, i cili paraqitet pas një date të caktuar të muajit”, tha Filipçe para fillimit të Takimit të 41-të plenar të rrjetit shëndetësor të Evropës Juglindore për fuqinë e punës në shëndetësi në rajonin e EJL-së.