Shkup, 11 gusht – Futsal Shkupi, kampioni aktual i Maqedonisë në futsall, ashtu siç paralajmëroi, gjatë ditës së hënë ka bërë prezantimin e parë në prag të sezonit të ri në elitën e futsallit vendor. Në Çair ka zbarkuar njëri prej futbollistëve më të mirë në futsall, Eljesa Neziri, i cili në këtë mënyrë është rikthyer të veshë përsëri fanellën bardhekaltër. Cekim, Neziri ishte pjesë e gjeneratës së parë të klubit të futsallit Shkupit, kur ekipi bardhekaltër u shpall kampion.
Ndryshe, Neziri së fundmi ishte pjesë e skuadrës kosovare, Prishtina, me të cilin arritën të fitojnë trofeun e Kupës së Kosovës, ku pikërisht goli i Nezirit ka qenë vendimtar në atë triumf ndaj Mabetex Prishtinës. Derisa Neziri është gjithashtu edhe pjesë e Kombëtares shqiptare të futsalit. Ndërkohë, nga futsall Shkupi paralajmërojnë se në ditët në vijim do të prezantojnë edhe përforcimet tgjera.
https://www.facebook.com/watch/?v=1987767708026263