Superylli i lënduar brazilian, Neymar, ishte në Parkun e Princave dje për ta parë ekipin e tij derisa shkatërrohej nga Manchester United.Paris Saint Germain mund të ketë menduar se po përballet me United-in e Mourinhos, këtij trajneri që u dëshmuar si i paaftë, kur e nisi ndeshjen në stadiumin e saj me një epërsi të madhe prej 2 me 0 në ndeshjen si mysafir në Old Trafford. Por ja që, nuk doli kështu. Paris Saint Germain u gjunjëzua midis Parisit me rezultat 3 me 1 dhe u eliminua nga Liga e Kampionëve, shkruan Periskopi, transmeton gazeta KOHA.
Ai shkroi: “Ky është një turp. I vendosën katër njerëz që nuk marrin vesh asgjë nga futbolli në mënyrë që t’i shihnin përsëritjet e VAR-it. Nuk ishte penallti. Qysh mund të jipej kur ia goditi shpinën! Shkoni q*nu vetë!”
UEFA tash duhet të vendos nëse do të hapë rast kundër ish yllit të Barçës. Artikulli 11 i kodit disiplinor përfshin “fyerje apo çdo sjellje që shkel rregullat bazike të sjelljes”. Mbledhja e radhës e UEFA-s do të mbahet më 28 mars kur incidenti mund të përfundojë me dënime për Neymarin. Ai lidhet me një kalim te Real Madridin në sezonin e ardhshëm.