Neymari është i mirënjohur për aftësitë e tij mbresëlënëse dhe për goditjet që i bën me këmbën e majtë, mirëpo, të mërkurën, sulmuesi i Paris Saint-Germainit e dëshmoi se mund të luajë futboll edhe me pjesë të tjera të trupit të tij – me prapanicë.
Sulmuesi i Paris Saint-Germainit kontribuoi me një asist për kampionin në fuqi të Ligue 1 në fitoren me rezultat 3:0 kundër Reims në Kupën e Ligës. Megjithatë, vëmendjen në këtë natë e mori një pasim që ai e bëri me prapanicën e tij, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.
Liderët e ligës elitare franceze nuk e nisën ndeshjen me maksimumin e fuqisë në repartin e sulmit, pasi që Mauro Icardi dhe Angel di Maria u lanë në stol, përderisa titullarë ishin Kylian Mbappe dhe Neymari.
Julian Draxler dhe Pablo Sarabia ishin dy sulmuesit tjerë që ishin titullarë në këtë ndeshje dhe skuadra e Thomas Tuchel nuk u dënua për ndryshimet që i bëri në formacion.
Marquinhos i kaloi parisienët në epërsi brenda 10 minutave të parë, ndërsa epërsia e PSG-së u dyfishua në minutën e 31-të falë autogolit të shënuar nga Ghislain Konan.
Në pjesën e dytë të ndeshjes, Marshall Munetsi u ndëshkua me karton të kuq nga ekipi vendas dhe mysafirët e shtuan epërsinë përmes Tanguy Kouassit.
In Neymar’s world, there is no pass without ass. pic.twitter.com/X7Ybf36tvN
— Owuraku Ampofo (@_owurakuampofo) January 22, 2020