Lindin dyshimet se Neymar mund te rikthehet në Spanjë. Braziliani ka postuar disa fotografi në rrjete sociale me ish shokët e tij të skuadrë së Barcelonës. Real Madridi po bën çmos që ta sjellë magjistarin Neymar në Madrid. Oferta që presidenti i klubit madrilen, Florentino Perez, pritet të bëjë është 300 milionë euro.
“Los Blancos” shpreson që UEFA ta detyrojë PSG-në për ta liruar lojtarin për shkak të mosrespektimit të Fair-Playt financiar. Fotografitë e postuara në Spanjë filluan të bëjnë bujë të madhe dhe t’i shtyjnë tifozët madrilen të shpresojnë edhe më tepër për një afrim të mundshëm. Ishte vetë sulmuesi i PSG-së i cili demantoj këto zëra duke thënë se do ta respektojë kontratën me parisienët.
“Do të qëndroj në Francë sepse kam një kontratë me klubin më të mirë. Po isha tek stërvitja e Barcelonës. I kam takuar të gjithë bashkëlojtarët dhe kam kaluar një kohë shumë të mirë. Më mungojnë shumë kolegët e mi”, është shprehur Neymar para mediave. Neymar shihet si zëvendësuesi ideal i Cristiano Ronaldos pasi që ky i fundit kaloi te Juventusi.
Edhe lojtari edhe klubi PSG kanë bërë të ditur se nuk do të ketë ndonjë lëvizje, se paku jo deri në përfundim të kontratës. Perez dhe klubi madrilen nuk do të ndalen deri në minutat e fundit. Deri më tani nuk ka pasur ndonjë shpenzim të madh ashtu siç ishte përfolur më herët. Koha për ti shpenzuar paratë në ndonjë emër të madh duket se ka ardhur por sigurisht jo te Neymar, por te ndonjë emër tjetër.