Neymar Junior pati një paraqitje fantastike ndaj Liverpoolit dhe në fund të takimit ai gjatë një aksioni u përballë me Xherdan Shaqirin. PSG e mposhti Liverpoolin me rezultat 2-1 në Parkun e Princave me ndeshjen që ishte e vlefshme për Grupin C të Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaMetro, transmeton gazeta KOHA.
Xherdan Shaqiri në këtë takim u inkuadrua nga banka rezervë duke e zëvendësuar James Milnerin në minutën e 77-të. Në minutat e fundit të ndeshje Neymar tentoi ta poshtëronte yllin shqiptar, me këtë të fundit që gjatë duelit fizik e goditi në fytyrë. Gjyqtari nuk ndali ndeshjen pasi konsideroi se braziliani po aktronte, derisa Shaqa më pas pasoi topin tek një bashkëlojtarë i tij. Për më shumë shikoni videon e mëposhtme.
https://twitter.com/twitter/statuses/1067907135344967681