Sipas spanjolles ‘Marca’ braziliani Neymar ka nevojë me patjetër për një operacion që kërkon të paktën 2 muaj kohë për tu rikuperuar. Nëse braziliani operohet, mungesa kundër Realit të Madridi është gjëja më e mirë në që mund ti ndodhë në krahasim me humbjen e Botërorit në Rusi. Dëmtimi i marrë sipas mediave spanjolle që i përket gradës “ndrydhja e nyjës dhe çarja në ashtin e pestë të këmbës së djathtë” e rrezikon shumë dhe periudhën e rikuperimit pas operacionit.
Vendi apo doktori që do ta kryejë operacionin (nëse përfundimisht ai do të bëhet)nuk është vendosur ende, por shpresojmë për një të mirë të brazilianit, por edhe të futbollit që ai mos kryhet dhe Neymar të jetë sa më shpejt gati.