Neymar është stërvitur me shokët e ekipit të Paris Saint-Germain te Parc des Princes të enjten teksa ylli brazilian po i afrohet rikthimit. Sulmuesi ka që prej shkurtit që nuk luan për shkak një dëmtimi që e detyroi të operohej në këmbë, duke rrezikuar pjesëmarrjen në Kupën e Botës. Neymar pritet të jetë gati për miqësoren e Brazilit ndaj Kroacisë më 3 qershor. PSG ka postuar një foto të Neymar në stërvitje bashkë me shokët në mediat sociale, me Lojtarin e Vitit të Ligue 1 që po përgatitet për ndeshjen e fundit të Unai Emery në krye.