10 ndeshje, 10 gola në sezonin 2018/19 – Neymar duket se është rikthyer. Ai ka shkëlqyer kundër Crvena Zvezda në Ligën e Kampionëve, duke realizuar tre gola, raporton Insporti. Ai shënoi në minutat 20, 22’ dhe 81’ në fitores 6-1 të Paris Saint Germainit. 26-vjeçari bëri paraqitje mbresëlënëse dhe shënoi dy gola nga gjuajtja e lirë. Goli i dytë nga gjuajtja e lirë, me të cilin kompletoi het-trikun – ishte i jashtëzakonshëm saqë shtyri edhe portierin e ekipit serb të reagojë në një mënyrë të çuditshme.
https://www.youtube.com/watch?v=TmnFHEjWYys