Neymar realizon ëndrrën e tifozit (VIDEO)

1

Skena kaotike në Katar teksa qindra tifozë e kanë pasur të vështirë për t’u futur në Stadiumin Khalifa për të parë stërvitjen e PSG.  Dy tifozë madje janë kapur nga policia pasi tentuan të futeshin në fushë për të takuar idhujt e tyre.

Khalifa do të jetë stadiumi ku do të zhvillohet ceremonia hapëse e Kupës së Botës 2022 dhe sot ka qenë shtëpia e PSG. Tifozët arabë nuk janë zhgënjyer. Ata kanë parë nga afër Neymar, Mbappe, Cavani dhe të tjerë teksa janë stërvitur në një prej stadiumeve më modernë në botë.

Trajneri Thomas Tuchel kishte të gjithë grupin gati, madje edhe Di Maria-n, i cili nuk ishte stërvitur një ditë më parë.

Comments are closed.