Neymar ka qenë i ftuar së bashku me të fejuarën e tij, Bruna, në “Gala AmfAR”, organizuar në Brazil për të mbledhur fonde për kërkime ndaj virusit AIDS. Sulmuesi i PSG ka dhënë edhe lajmin për rikthimin e tij pas dëmtimit të pësuar një muaj më parë: “Do të jem gati të kthehem në fushë pas një muaji”. Ndërkohë që gjatë mbrëmjes fotoreporterët kanë shkrepur edhe puthjet pasionante mes Neymar dhe të fejuarës së tij.