Neymar ka humbur Copa America për dëmtim dhe ende nuk e ka mbyllur historinë me një femër braziliane që e akuzon për përdhunim, ndërsa tani i del një tjetër problem.
E përditshmja braziliane A Folha de Sao Paulo raporton se tashmë ylli i PSG-së është nën shënjestrën e gjykatave në Brazil, pasi dyshohet për evazion fiskal.
Shuma që mendojnë hetuesit në Brazil se Neymar nuk i ka derdhur shtetit është 15 milionë euro, ndaj policia ka sekuestruar 36 prona të Neymar dhe të babait të tij.