Neymar e ka mbyllur para kohe sezonin në Francë, sepse në dy ndeshjet e fundit të kampionatit vuan pezullimin prej 3 ndeshjesh marrë për sherrin pati me një tifoz pas finales së Kupës së Francës (Neymar goditi një tifoz që po filmonte dhe ofendonte lojtarët e PSG-së kur po shkonin për të marrë medaljet e vendit të dytë).
Për pasojë, sulmuesi brazilian e ndoqi ndeshjen e së shtunës kundër Dijonit nga tribuna e Parc des Princes, por nuk ishte vetëm.
Përkrah tij ishin dy personazhe të famshëm të një prej serialeve më të pëlqyer në dekadën e fundit, ‘La Casa de Papel’: Jaime Lorente López (Denver në telefilm) dhe María Pedraza (Alison Parker).
Mbrëmja nuk mbaroi aty për Neymar, sepse pas takimit me dy nga personazhet kryesore të telefilmit të tij të preferuar, kaloi disa orë në një klub nate, ku u takua me këngëtaren Rihanna, mikeshë e vjetër e tij. Për 31-vjeçaren Neymar shkruan në Instagram: “Mbretëreshë dhe femër e fuqishme”.