Neymar nuk mund ti largohet dëmtimeve që aq shumë kanë penalizuar sidomos në vitet që është pjesë e PSG-së. Ylli brazilian i kampionëve të Francës është në dyshim serioz në prag të sfidës së radhës, e vlefshme për Champions League ndaj Borussia Dortmund.
Është vetë trajneri i parisienëve, Thomas Tuchel ai që ka folur pas fitores 6-1 ndaj Dijon, e vlefshme për Kupën e Francës.
“Nuk mund të them me siguri se ai do të jetë me 100% në Champions ndaj Borussia”, ka thënë gjermani.