Gazeta Mundo Deportivo shkruan se ylli i Paris Saint-Germain, Neymar është i hapur për t’u bashkuar me Juventusin. Neymar mbetet me marrëdhënie të acaruara me PSG-në, ku edhe klubi kërkon që ta largojë këtë verë, ndërsa një kthim te Barcelona, duket më i zbehët.
Klubet që mbeten në lojë për shkak të fuqisë financiare janë Real Madrid, Bayern Munich, Manchester United dhe Juventus. Sipas mediumit katalunas, uria e Juventusit për Ligën e Kampionëve, me emra të njohur tashmë si Cristiano Ronaldo, Matthijs de Ligt, Adrien Rabiot dhe Aaron Ramsey, mund ta tunfojë 27-vjeçarin.