Barcelona ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për ta zhvilluar fazën përgatitore për sezonin e ri. Por, nuk ka shkuar gjithçka mirë gjatë fluturimit të Barcelonës për në New York, shkruajnë mediet spanjolle. Neymar, i shumëpërfoluri për largim të mundshëm nga Barcelona, është përplasur me sulmuesin tjetër, Luis Suarez. Thuhet se problemi mund të ketë lidhje me interesimin Paris Saint-Germain për transferimin e Neymarit.